AKTUALITET, 2 Gusht 2018, 22:05

Plagosje me thikë, një shtetas gjendet i gjakosur në trotuar

Plagosje me thikë, një shtetas gjendet i gjakosur në trotuar

Plagosje me thikë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Lagjen Nr.18 në Durrës.

Policia e këtij qyteti ka arrestuar shtetasin B. Xh, 36 vjeç, pasi ky i fundit ka plagosur me armë të ftohtë shtetasin S. Dh, 52 vjeç.

Sipas burime zyrtare nga policia, personi i mbetur i plagosur, ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Bazuar në rrethanat e ngjarjes S. Dh është gjetur i plagosur në trotuar i mbuluar nga gjaku nga kalimtarë të zonës, të cilët më pas e kanë shoqëruar në spital.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, kanë bërë të mundur menjëherë identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, banues në Durrës, të cilit në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar edhe thika e krimit.