TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Robert Ndrenika, duket se nuk gjen më paqe pas piruetave të shumta që ka bërë në debatin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Aktori "i madh" që dikur betohej se do të vetëflijohe në godinën e Teatrit Kombëtar, papritur, pas takimeve me kryebashkiakun Veliaj, ndryshoi mendim dhe tashmë shprehet i gatshëm që godinës ku ka performuar thuajse të gjithë jetën, t'i vihet dinamiti. Por, Ndrenika duket se nuk i ka pritur mirë kritikat për qëndrimet e tij të lëkundura. Ai ka sulmuar gazetarin Andi Bushati me anë të një statusi në rrjetet sociale, duke zgjedhur kështu formën më banale për të replikuar me një kritik.
"PARALAJMERIM !!! O "TI" And...Bushati (je Zoteri apo Zonje? Nuk te dalloj dot gjinine!!!) MOS u merr me SHPIFJE kundra meje. Mos me dil perball deri ne 7 metra (se me tutje nuk shikoj mire) Te intereson me shume si k analist i cquar qe je te vazhdosh luften intransigjente kunder komunizmit! Te bej me dije se po te ndesha gjej vrime ku te futesh !!! Se tashme je rritur dhe nuk te nxe as "vend lindja" !!! Robert Ndrenika...dhe vazhdim...", shkruan Ndrenika në rrjetet sociale.
Gazetari Andi Bushati është një nga kritikët më në zë të projektit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për të prishur Teatrin Kombëtar në mënyrë që të ndërtojnë kulla me firmën "Fusha sh.p.k". Bushati ka qenë mjaft kritik në shkrimet e tij edhe me aktorët që e drodhën dhe u konvertuan nga mbrojtës të flaktë të Teatrit, në marioneta të kryebashkiakut Veliaj.
(Më poshtë shkrimet e Andi Bushatit për Teatrin Kombëtar dhe aferën Rama-Veliaj-Fusha sh.p.k)
/TPZ.AL/
http://www.tpz.al/2018/07/02/teatri-si-monumenti-i-fundit-i-qytetit-dhe-lirive-tona/
http://www.tpz.al/2018/07/06/cfare-ndryshon-pas-shembjes-se-teatrit/
http://www.tpz.al/2018/07/14/sa-i-kushtuan-aktoret-e-blere-lali-erit/
http://www.tpz.al/2018/07/26/a-duhen-percmuar-aktoret-qe-e-drodhen/