TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka bërë një status në rrjetet sociale, ku shprehet se Ilir Meta do të jetë President deri në vitin 2022 dhe ka sulmuar analistin Baton Haxhiu. Blushi thotë se Haxhiu duhet të marrë rrogën si këshilltar i Ramës dhe të mos i japë konsulencë të pakërkuar Metës.
"Ilir Meta do të jetë President i Republikës deri në 24 korrik 2022. Është më e ndershme që zëdhënësi i Stanishiçit të vazhdojë të marrë rrogën si këshilltar i Ramës sesa t' i japë konsulencë falas të pakërkuar Presidentit. Kanë rënë ata që duke ndarë Shqipërinë??, duan të ndajnë Kosovën??", shkruan Blushi.
/TPZ.al/