TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar në flagrancë 24 vjeçarin Serxhio Mejdani dhe 21 vjeçarin Denis Meta banues në Durrës pasi me vete kishin lëndë narkotike dhe armë.
Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht shtetasit me inicialet A.P., 26 vjeç dhe E.Z., 19 vjeç. Shtetasve të mësipërm gjatë kontrollit fizik dhe në banesat përkatëse iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale disa doza me kanabis, një armë zjarri, tip pistoletë Ekol; (u gjet në banesën e shtetasit D.Meta), 21 fishekë të kalibrit 7.62 mm si dhe një radio policie.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. TPZ.AL