TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhisiela Maloku u shpreh në “Open” me Eni Vasilin se nuk është e vërtetë dëshmia e saj që është publikuar në media, ku thuhet që është qëlluar me pjesën e pasme të pistoletës, që është qëlluar me grushte, që i është fikur cigarja në pjesën e kofshëve.
“Këto gjëra i kam thënë nga xhelozia dhe inati. Kam bërë dëshmi të rremë”, – tha Xhisiela, por pa dashje ka zbuluar një tjetër pikë të dobët të rrëfimit të saj.
“Unë kisha bërë një kallëzim në komisariatin nr.3, në Tiranë. Në datën 20 kam shkuar në komisariat, por nuk e kam bërë denoncimin. Nuk e bëra sepse u qetësuam. Dola nga komisariati, e takova dhe më kërkoi falje. Ai ishte aty dhe i thashë unë që do e denoncoja. U sqaruam dhe m’u mbush mendja që ta fal” – tha Xhisiela.
Pyetja që ngriti juristi Çlirim Gjata është se kush e njoftoi Rrexhep Rrajën që të vinte në komisariat kur Xhisiela po bënte kallëzimin.
“Nëse ka ndodhur kohë më parë mjeku e shënon aty. Ato plagë janë të freskëta. Ajo nga halli është duke thënë ashtu. Nëse kalon 24 orë dallohen ende shenjat e që janë të freskëta. Por si ka mundësi që kanë qenë të dy në të njëjtën kohë në komisariat. Kush e lajmëroi. Po që ishte shpallur në kërkim djali. Si hyn kështu dhe si del sikur të ishte Kruja, Nju York dhe se njihnin dot” – tha Gjata.