AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 19:59

Meta takon senatorin amerikan në zyrën e Harry S.Truman

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë sot në zyrën e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Harry S.Truman.

Në këtë zyrë, Meta ka takuar senatorin e Missourit Roy Blunt. Fotot e këtij takimi Kreu i Shtetit i ka publikuar në “Fascebook”, ku duket një bisedë shumë miqësore mes tyre.

“Në zyrën historike të Presidentit të SHBA, Harry S. Truman, aktualisht zyra e Senatorit të Missourit, Roy Blunt, njëkohësisht N/Kryetar i Konferencës së Senatorëve Republikanë.????”, shkruan Meta.