AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 21:19

Xhisiela del në TV dhe hedh poshtë veten e saj: Rrexhepi më qëlloi me shpullë, nuk më kërcënoi

Xhisiela del në TV dhe hedh poshtë veten e saj: Rrexhepi më

Ka habitur jo pak rrëfimi i Xhisiela Malokut në një intervistë për emisionin “Opinion”. Ajo ka mohuar gjithçka nga denoncimi për dhunë bërë për Rrexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. Ajo tha se në 19 korrik shkoi rastësisht në hotel me të ndërsa denoncimin e bëri nga xhelozia, pasi Rrahja shkoi me një femër tjetër me pushime. Xhisiela tha së në takimin mes tyre Rrexhepi, vetëm e ka qëlluar një herë me shpullë.

“Unë nuk kam djegie më cigare. Kam bërë një aksident”,- tregoi ajo

E pyetur se përse më pas ajo e tërhoqi denoncimin, Xhisiela tha se e bëri ngaqë arriti të rregullonte marrëdhëniet me ish-të dashurin.

“Pra i bie që jeni tallur me policinë” – ishte reagimi i gazetarit Blendi Fevziu.

“Po”, – u përgjigj Xhisiela, duke shtuar se nuk ka qenë kurrë e kërcënuar e madje se Rexhepi i kishte ofruar mbështetje.

Xhisiela Maloku ka rrëfyer në studion e emisionit Opinion se askush nga fisi Rrahja nuk e ka kërcënuar dhe se denoncimi në polici është kryer për shkak të xhelozisë. Sipas saj, denoncimi u tërhoq pasi me datë 21 ata u pajtuan. Ajo rrëfeu se nuk foli me të, por me njerëz të afërt të tij.