TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në studion e emisionit "Open", ka thënë se Xhisiela Maloku, në intervistën për Eni Vasilin, ka ardhur e shoqëruar nga një makinë, edhe pse ajo vetë pretendoi se kishte vajtur me taxi. Hoxha tha se është e qartë se kush e ka shoqëruar në intervistë, pra duke aluduar se kanë qeneë persona të ldihur me Rrajët.
Xhisiela jeton në Nikël të Krujës. Një fshat që edhe policia u mburr kur hyri me forca të shumta në një operacion të madh. Le ta themi kush e shoqëronte Xhisielën kur erdhi të bënte intervistën. Ne e pyetëm se me çfarë kishte ardhur dhe ajo tha: “Me taksi”, por ajo gënjeu sepse ne e pamë kush e solli me makinë. E pamë edhe kush e shoqëronte. Ajo tha se erdhi me taksi dhe gënjeu. Nuk e dimë kush ishin ata persona, por duhet ta themi që ajo gënjeu. Ajo gënjen sepse nuk mund të gabojë një ekspert mjeko-ligjor për plagët që ka në trup”
Hoxha tha se ajo mund të jetë e kërcënuar dhe se rrëzimi i deklaratës që ajo ka bërë, vjen si pasojë e kërcënimit. Ajo tha se Nikla është një zonë e rrezikshme dhe se Xhisiela është një viktimë të cilës gjuha e trupit i flet qartë, pra duket thënë se rrëfimi i saj nëpër studio televizive nuk mund të jetë i besueshëm.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/10/01/xhisiela-maloku-sakrifikohet-per-rexhepin-dhe-rilindjen-thote-se-ka-bere-kallezim-te-rreme/