TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhisiela Maloku ka qenë sonte e ftuar në emisionin "Opinion", ka sërish ka mohuar deklaratat e saj të mëparshme për dhunën e ushtruar ndaj saj prej Rexhep Rrajës.
Nga studio e Klan, ajo sulmoi Top Channel, ku u shfaq një intervistë e saj me Eni Vasilit. Xhisiela tha se se intervista ishte montuar dhe kishte dalë jashtë kontekstit, edhe pse ajo ishte neë Opinion dhe po intervistohej. Pra, Xhisiela e konsideron teë montuar një intervistë qe nuk e ka parë.
Pjesë nga biseda në studio:
Mentor Kikia: Kush të ka shoqëruar në dy intervistat që ke dhënë. Me cilën makinë ke lëvizur dhe në pranonë e cilëve personave?
Xhisiela Maloku: Kam ardhur me taxi.
Mentor Kikia: Më thonë se ke qenë me një makinë.
Xhisiela Maloku: Nuk dua të bëjë publike jetën e personave që janë rreth meje. Këtë intervistë e dhashë me vullnetin tim të plotë. Nga top channel kam marrë dy intervista. Edhe me gazetarin Juli. Jam njoftuar se ka patur probleme të miat me zërin dhe nuk është transmetuar. Kur jam intervistuar ka patur prezencë të personave të tjerë. Shkova të intervistohesha nga Eni Vasili. Nga intervista në Top Channel, është e montuar dhe kanë dhënë kontekstin që kanë dashur.
/TPZ.AL/