AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 20:14

Dy raste dhune në Durrës/ Vjehrri rreh nusen, djali dhunon babanë

Dy raste dhune në Durrës/ Vjehrri rreh nusen, djali dhunon babanë

Dy raste dhune në familje janë regjistruar nga Policia e Durrësit.

Në dy raste e veçanta, protagonist një herë ka qenë vjehrri për dhunën fizike ndaj nuses, ndërsa në rastin tjetër, djali ka rrahur babanë e tij.

Nga ana e Policisë, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për viktimat.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 30. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S. P., vjeçe 39, banuese në Durrës, pasi vjehrri, shtetasi F. Z., vjeç 67, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30. 09. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B. F., vjeçe 67, banues në Durrës, pasi djali S. F., vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.