TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në muajin shkurt emisioni “Boom” ka denoncuar abuzimin seksual të një 30 vjeçareje, të sëmurë mendore, endacake në qytetin e Kuçovës. Vetëm pak muaj pas këtij paralajmërimi, e reja me inicialet M.G është në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Sipas saj ky abuzim ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme, nga njerëz të cilët nuk i njeh.
Edhe pse “Boom” e referoi rastin në shkurt pranë shërbimit social, por edhe komisariatit të policisë Kuçovë, asnjë masë nuk u mor për strehimin, apo mbrojtjen e saj. 7 muaj më pas, policia nuk jep asnjë informacion për veprimet konkrete të kryera nga ana e saj pas marrjes së sinjalizimit për përdhunimin e të sëmurës mendore që në shkurt.
Sipas Drejtorisë së Shërbimit Social Berat “Shërbimet në qendrat e zhvillimit janë shërbime komunitare që synojnë sigurimin dhe përmirësimin e statusit dhe cilësisë së jetesës së individëve me aftësisë të kufizuar , deri në 21-vjeç.”, duke e quajtur këtë një rast përjashtimor.
"Boom" kërkoi një takim me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të negociuar një zgjidhje për strehimin e vajzës në një qendër rezidenciale, por ministrja kërkoi që gazetarët t`i drejtohen zyrës së shtypit .
Abuzimi me persona të pazotë fizikisht apo mendërisht , kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet.
