AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 19:23

Ora News ‘zëvendëson’ Ilva Taren me Beti Njumën (FOTO)

Nga sot Radio Televizioni Ora News ka një drejtore të re Informacioni. Ajo është Beti Njuma, e cila largohet nga Top Channel pas shumë vitesh përvojë në këtë ekran.

Gazetarja me eksperiencë të gjatë në media, realizuesja e dhjetëra reportazheve dhe dokumentarë, por dhe përkthyesja e shumë librave nis sfidën e drejtimit të departamentit të informacionit në Radio Televizionin Ora News.

Prezantimi u bë pasditen e sotme në newsroom mes gazetarëve, kameramanëve dhe gjithë stafit televiziv. Pas largimit të Ilva Tares drejt Euronews, televizioni Ora News ishre në kërkim të një figure tjetër të spikatur të ekranit.