AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 14:20

Berisha me ish-Presidenten e Kosovës, me rëndësi dialogu me Serbinë dhe njohjet e reja

Berisha me ish-Presidenten e Kosovës, me rëndësi dialogu me

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim, ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga, për të cilën ka shkruar me konsideratë të veçantë dhe tregon se ka ndarë mendime me vlerë për të ardhmen e Kosovës.

"Të dashur, miq, - shkruan Berisha në Fb, -  sot pata kënaqësinë të prisja në një takim ish-presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Ahtifete Jahjaga. Ne kete takim perfitova nga rasti per te shprehur vleresimin dhe konsideraten me te larte per rolin dhe kontributin e zonjes Jahjaga, e cila e ka perfaqesuar me dinjitet te madh Kosoven ne detyren e larte si Presidente.

Patem nje diskutim mbi ecurine e procesit te dialogut Kosove-Serbi dhe domosdoshmerine e implementimit te marreveshjeve te arritura. Theksova se si dialogu ashtu dhe marreveshjet synojne konsolidimin e Kosoves si shtet, ndaj eshte jetike per te si dhe per proceset integruese, qe ato te ecin perpara dhe te implementohen.

Gjithashtu ndame te njejtin mendim se duhet te ecet perpara me njohje te reja nderkombetare. Takimi ishte i hapur dhe miqësor," përfundon Berisha.

TPZ.AL