AKTUALITET, 24 October 2026, 14:43

Përplasje te Ministria e Arsimit/ Protestuesit hedhin gurë drejt godinës, Policia reagon me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Përplasje te Ministria e Arsimit/ Protestuesit hedhin gurë drejt

Protestuesit e Partisë Demokratike u grumbulluan para Ministrisë së Arsimit, aty ku ishte njoftuar edhe një protestë e studentëve.

Pranë forcave të FNSH-së dhe mjetit ujëhedhës, protestuesit u vunë flakën kazanëve të mbeturinave dhe hodhën gurë në drejtim të godinës.

Forcat e FNSH ndërhynë menjëherë fillimisht me makinën ujëhedhëse dhe më tek me gaz lotsjellës duke bërë të mundur zmbrapsjen e turmës së protestuesve drejt qendrës.

Përplasje te Ministria e Arsimit/ Protestuesit hedhin gurë drejt