TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbështetës të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të kësaj force politike kanë nisur protestën para Kryeministrisë, ashtu siç kishin paralajmëruar.
Menjëherë pasi u stacionuan përpara godinës së qeverisë, protestuesit nisën thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Më pas, disa prej protestuesve u vunë flakën shilteve që kryeministri kishte vendosur përpara Kryeministrisë si pjesë e ftesës së tij për dialog.
Vendosja e tyre ishte prezantuar nga Rama si një ftesë për protestuesit që të uleshin në tryezën e bisedimeve, ndërsa veprimi i sotëm i mbështetësve të PD-së shënon një tjetër episod tensioni përpara godinës së qeverisë.
