AKTUALITET, 24 October 2026, 13:38

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një automjet në Gramsh, zjarrfikësit në vendngjarje

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një automjet në Gramsh,

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të shtune në Gramsh. Pas marrjes së njoftimit për incidentin, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Deri më tani, nuk ka informacion të plotë lidhur me shkaqet që çuan në rënien e zjarrit. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse si pasojë e ngjarjes ka persona të lënduar.

Pritet që në vijim të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me rrethanat e incidentit.