TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako, i është bashkuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, duke shprehur mbështetjen e saj për të rinjtë dhe shqetësimin për realitetin me të cilin ata përballen.
Në një prononcim të shkurtër nga tubimi, artistja është shprehur se ka dalë në protestë pasi i dhemb shpirti për studentët, të cilët, sipas saj, përballen me një realitet të vështirë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe shprehen se largimi i kreut të ekzekutivit dhe i kabinetit të tij është zgjidhja për situatën në vend.
Protesta e studentëve vijon të marrë mbështetjen e figurave të njohura publike. Mes tyre, kësaj here, është edhe këngëtarja Irini Qirjako, e cila ka shprehur solidaritetin e saj me të rinjtë.

