TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Jose Mourinho, i erdhi radha trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick të flasë në prag të El Clasico të së dielës që do të luhet në Camp Nou dhe që do të transferohet në platformën Digitalb. Trajneri gjerman i Barcelonës në konferencën për shtyp të tij theksoi se El Clasico është një ndeshje e veçantë që të gjithë mezi e presin.
‘Barcelona-Real Madrid është diçka ndryshe, ndeshja më e mirë që sporti ynë mund të ofrojë. Të gjithë do ta shohin-tha Flick-është diçka e pabesueshme, në lojë janë vetëm 3 pikë, por steka është vendosur shumë lart. Është diçka fantastike të jesh pjesë e kësaj sfide dhe mezi presim që të nisë ndeshja. Jemi gati dhe kemi besim te skuadra. Reali i Madridit? Pres një skuadër me shume besim te vetja. Është një klub i madh, me futbollistë të mëdhenj dhe një trajner të shkëlqyer. Kanë elementë shumë cilësorë në 30 m e fundit dhe këtë e kanë treguar në ndeshjet e fundit. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të jemi gati’.
Flick foli më pas për çështjen e arbitrave dhe humbjen ndaj PSG në Ligën e Kampioneve.
‘Kam besim te arbitrat. Të gjithë jemi pjesë e lojës-shtoi trajneri i Barcelonës-e rëndësishme është që kujdesemi për njëri-tjetrin. Kështu e shoh dhe nuk dua që t’i diskutoj më çështje të tilla. Preferoj që të përqendrohem te ndeshja dhe nuk më intereson asgjë tjetër. Nuk dua të jap material për tituj gazetash, dua të përqendrohem te skuadra ime.PSG? Folëm me lojtarët dhe analizuam situatën. Bëmë mirë shumë gjëra, por ka aspekte ku duhet të përmirësohemi. Është një mundësi e mirë për t’u rritur dhe të vihemi në provë si skuadër’.
Padyshim ishte e paevitueshme edhe pyetja për Mourinhon, me Flick që nuk i kurseu elozhet për kolegun e tij.
‘Ushqej respektin maksimal për të. Kur mban rolin e trajnerit për vite të tëra dhe arriin suksese, tregon talentin tënd-vijoi Flick-kur isha asistent i Loë e takova në Madrid. Çdo futbollist që ka punuar me të flet me shumë respekt. Është një koleg, dhe shumë i suksesshëm’.
Më pas vëmendja e Flick shkoi te formacioni që pritet të hedhë në fushën e lojës ndaj Realit të Madridit.
‘Kounde është jashtë skuadre. Nuk duam të rrezikojmë-tha trajneri gjerman-nuk është situata ideale, por duhet ta pranojmë. Përsa i përket Dani Olmos, ishte në 100% të formës. Ishte i pafat në mënyrën sesi pësoi dëmtimin. Nuk është i lumtur, duke qenë se do të duhet të mungojë për disa ndeshje. Për rolin e tij kemi Fermin Lopez, por mungesa e Olmos do të ndihet. Reali i Madridit është ndër ekipet më të mira në goditjet stnadarde. Kemi folur dhe jemi të përgatitur. Duhet të mbrojmë më mirë. Shpresoj që ta tregojmë këtë nesër. Rodri? Shohim veten tonë dhe impaktin që gjithçka ka te Barcelona. Kur u shfaq mundësua për ta marrë ishim të bindur se do të na bënte më të mirë. Jam i lumtur që është këtu. Bashkë me Pedrin, ka shumë kualitet në mesin e fushës. Të gjithë jemi të kënaqur me të.