TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë, ku një i ri ka pësuar dëmtime në sy dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.
Rreth orës 18:15, një automjet i një televizioni në kryeqytet ka transportuar të riun drejt spitalit, pasi ai ishte dëmtuar gjatë protestës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu është goditur në sy nga një plumb gome. Megjithatë, shkaku i saktë i dëmtimit ende nuk është konfirmuar dhe pritet të verifikohet.
Protestuesi është dërguar në spital në gjendje të rëndë, pa ndjenja dhe me gjakderdhje të madhe në pjesën e syrit.
Pamjet e të riut të dëmtuar janë publikuar nga demokrati Belind Këlliçi, i cili ka reaguar ashpër përmes një postimi.
“Çmenduri!!! Të riun e godet policia me plumb gome në sy! Edi Rama është urdhëruesi dhe ekzekutori i kësaj dhune barbare”, shkruan Këlliçi.