AKTUALITET, 24 October 2026, 12:06

Dhuna në protesta/ Demo: Personat e dhunshëm janë identifikuar përmes teknologjisë, autorët do të vihen para përgjegjësisë

Dhuna në protesta/ Demo: Personat e dhunshëm janë identifikuar

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka avancuar në identifikimin e personave që dyshohet se kanë kryer akte dhune gjatë protestave të ditëve të fundit, falë përdorimit të teknologjisë dhe analizimit të pamjeve filmike.

Gjatë deklaratës së tij, Demo bëri të ditur se autoritetet disponojnë qindra orë filmime nga burime të ndryshme, përfshirë kamerat publike dhe videot e publikuara në rrjetet sociale.

Sipas ministrit, këto pamje po ndihmojnë në identifikimin më të shpejtë dhe më të saktë të personave të dyshuar për përfshirje në akte dhune dhe dëmtimin e pronës publike e private.

“Janë qindra orë filmimi nga burime të ndryshme, por përmes teknologjisë kemi duke avancuar me shpejtësi sa i përket identifikimit të personave të dhunshëm dhe janë të filmuar nga kamerat publike apo filmimet që kanë hedhur në rrjetet sociale. Policia e Shtetit do të punojë për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë cenuar pronën publike e private dhe po e bën më shpejt e më saktë”, u shpreh Ervin Demo.

Ministri theksoi se Policia e Shtetit do të vijojë punën për identifikimin e personave të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestave dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.