TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një edukatore është arrestuar nga Komisariati i Policisë Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.
Ngjarja është zbuluar pas denoncimit të bërë nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi vuri re se prej disa ditësh djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë.
Sipas informacioneve paraprake, fëmija i ka treguar nënës së tij se ishte goditur nga edukatorja në kopsht. Pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike.
Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar, pasi dyshohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.