AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 12:49

Përplasi për vdekje këmbësorin në Korçë, arrestohet shoferi

Përplasi për vdekje këmbësorin në Korçë,

Një ditë pas aksidentit që i mori jetën një 27-vjeçari në Korçë, është arrestuar shoferi i automjetit. Denis Mankollari, 30 vjeç, përfundoi në pranga si autor i aksidentit që përfundoi me vdekjen e T.H.

Viktima qëndroi për më shumë se një orë i shtrirë në tokë ditën e djeshme, dhe nga ngjarja rruga nacionale u bllokua në të dyja senset duke krijuar radhë kilometrike si ne drejtim te Pogradecit po ashtu edhe ne drejtim të Korçës.

“Më datë 26.09.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Sovjan, shtetasi D.M, duke drejtuar mjetin tip “Golf” me targa AA431 FI, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin T.H, rreth 27 vjeç, banues në Sovjan, këmbësor në rrugë,” thuhej në njoftimin e policisë.