TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia gjatë një operacioni të zhvilluar në Frashër ka asgjësuar disa parcela me kanabis. Sipas burimeve të Report Tv nga policia e Gjirokastrës janë asgjësuar një mijë rrënjë bimë narkotike kanabis.
Ndërkohë që deri tani janë arrestuar dy persona, që rezultojnë se janë kultivuesit e kanabisit. Report Tv mëson se njëri prej dy të arrestuarve është i huaj me precedent penal.
Policia arriti që të realizonte operacionin pas të dhënave në rrugë operative, ndërsa vijojnë hetimet nëse ka parcela të tjera me kanabis në këtë zonë dhe personat e tjerë që janë të përfshirë në kultivim kanabisi.