TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tashmë nuk është një sekret se aty nga mesi i vitit 2016, kur sikurse pohon vetë arkitekti danez Bjarke Ingels, Edi Rama e thirri atë për t’i kërkuar të projektonte një teatër të ri, mbi truallin ku sot gjendet Teatri Kombëtar, Erion Veliaj ishte kundër. Janë të shumta burimet që kanë treguar për Lapsi.al, të kenë dëgjuar nga goja e tij se kjo ishte një çmenduri. Në fakt nuk janë të rralla rastet kur kryebashkiaku kërkon të distancohet në rrethe të ngushta miqsh (me shpresën se kjo fjalë do të përhapet) nga vendimet prej despoti të vetmuar të Edi Ramës. Kështu ka ndodhur me konkursin për ndërtimet tek hyrja e parkut, në gushtin evitit 2015, menjëherë sapo ai u zgjodh në krye të Tiranës, kështu ka ndodhur me nismën për lehtësimin e taksës mbi infrastrukturën, që Rama planifikoi t’I hiqte klientëve të tij strategjikë që ndërtonin në Tiranë, kështu ishte edhe me planin për shembjen e teatrit.
Por si gjithmonë në fund Veliaj bën lakeun e bindur, madje shkon shumë më larg sesa kaq, ai bëhet partisan i flaktë e një ideje që fillimisht e kanë kundërshtuar.
“Vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim” thotë një shprehje franceze dhe Eri Mjaftit ka treguar se nuk është aspak i tillë. Pikërisht kjo është historia e piruetave që ai ka bërë edhe për teatrin.
Nga publiku i gjërë askush nuk ishte sensibilizuar ende për faktin se teatrit Kombëtar do t’i vihej dinamiti kur në 23 nëntor të vitit të shkuar, Erion Veliaj tha para këshillit bashkiak: “Kemi marrë një propozim, ndoshta një nga propozimet më të bukura që kam parë ndonjëherë, për teatrin ri kombëtar. Arkitekti i famshëm Bjarke Ingels, që sot cilësohet si arkitekti më i famshëm dhe më i suksesshëm në botë, na ka bërë një propozim tejet interesant për teatrin kombëtar” . Jemi ende shpejt, zhurma ende nuk ka nisur dhe zyrtarisht dhe kjo deklaratë është përë plot 3 muaj përpara se Shkëlqim Fusha të bënte në bashki propozimin e pakërkuar (16 shkurt 2018). Pra vetëm ky fakt të bën të mendosh se kryebashkiaku ka qenë pjesë e tavës në deal-in Rama – Fusha.
Por megjithëse në djeni të plotë, Veliaj po bënte kujdes që të mos e bashkëngjiste emrin e tij me një kauzë që nuk diej se si do të pritej në publik. Kur në 8 shkurt aktorët morën mandatën për të zbrazur godinën, ai nuk përmendej fare. Në syrin e ciklonit ishte Edi rama që po i kthehej një ideje 20 vite të vjetër dhe ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro që e kishte bashkuar këtë nismë bashk me një projektligj të ri për teatrin.
Emri i kryebashkiakut u përmend pak kur Kumbaro deklaroi publikisht se nuk kishte asnjë project (ndryshe nga sa pat thënë Veliaj) por ai gjendej shumë larg frontit të konfrontimit ku gjendej “ministresha” siç e quante atëherë ish-Robert Ndrenika.
Por, dalëngadalë, lali Eri filloi të testojë. Pikërisht në 16 shkurt, ditën kur protesta e aktorëve ishte në kulm, po të njëjtën ditë kur Shkëlqim Fusha kishte zyrtarizuar kërkesën e tij për shembjen e teatrit dhe ngritjen e pallateve, ai hodhi hapin e parë. Gjoja për kauzën e fisme të mbjelljes së pemëve, ai shkoi me aparat fotografik në dorë për të pozuar tek galleria e arteve. Qëllimi ishte i qartë: të tregohej se artistët nuk janë të gjithë në protest. Dhe krah tij, atë ditë shkurti, nuk pozuan vetëm aktori dhe komentatori sportive Kastriot Caushi, as vetëm këngëtarja Elvana Gjata, por edhe një kordinator i PD, pjesmarrësi rregullt i çadrës së PD, piktori Ardian Isufi (poshte).
Ndoshta ky qe akti i parë që Veliaj mendoi se mund të futej edhe më thellë si pykë mes artistëve të çoroditur. Nuk dihet nëse kjo qe një nismë e tij, apo nëse intuita e Ramës e kuptoi se aftësitë e tij për t’u lëpirë dhe për të korruptuar njëkohësisht, I’a vlenin të futeshin në punë. Disa gazetarë pranë qeverisë janë të bindur se kjo qe taksa që Edi i vuri Erionit për një rikandidim në Tiranë duke i thënë: “shko qetëso me të gjitha mënyrat ata idiotë që nuk dinë seç duan”. Disa të tjerë pretendojnë se kjo qe thjeshtë një tekë perverse e kryeministrit që ishte lodhur nga fjalët që i vinin në vesh për ato gjëra që Erioni bënte sikur i kundërshtonte megjithëse gjithkush e dinte se në fund do t’i zbatonte.
Në fakt, pavarësisht nëse rroli I’u caktua, apo ai e mori vetë përsipër me zellin e të qenit i dobishëm, për t’u hedhur në pellgin e turbullt të artistëve që protestonin, Veliajt i shërbeu edhe një alibi e mirë.
Bert Ndrenika më Arben Dërhemin, për të mbrojtur godinën ku betoheshin se do të ngujoheshin deri në vdekje i kërkuan takim edhe presidentit në 4 prill. Pasi foli me ta Ilir Meta i bëri thirrje publike kryebashkiakut të komunikonte me artistët.
Kjo është formalisht pika e kthesës që e futi në lojë njeriun që fillimisht nuk donte të përfshohej në këtë çështje që i dukej si një thikë me dy presa. Ai edhe tani më pas e përdor si argument se ai nuk bëri gjë tjetër veçse I’u përgjigj thirrjes së presidentit për consensus dhe dialog me aktorët.
Por, dialogu dhe konsensusi për Veliajn janë thjeshtë mjete që i shërbejnë nxënësve të denjë të Makiavelit. Ato nënkuptojnë në formimin e tij, shantazh, manipulim, joshje, korruptim. Dhe ai i vuri pa humbur kohë në punë.
Menjëherë dolën në skenë drejtorë teatrosh që paguheshn nga buxheti, që u bënë partisan të teatrit të ri. Pas tyre u rreshtuan zyrtarë ndërtimi, zjarrfiksash që vërtetonin se godina e vjetër duhej shembur. Me një pafytyreësi që mund t’ia ketë zili dhe çdokush që i ka shkëputur marëdhëniet me turpin, Veliaj tha në “Opinion” se amianti që ka në përbërje teatri shkakton kancer, duke përkundur idenë se disa nga aktorët e mëdhenj kanë ikur nga kjo botë pikërisht për këtë shkak.
Krahas kësaj strategjie funksiononte paralelisht edhe një tjetër që e shpërndanin njëkohësisht të gjitha mediat që marrin tekste dhe tituj të gatshëm nga zyra e kryebashkiakut: “Aktorët janë të përçarë” .
Lapsi.al konstatoi brenda një dite të vetme që tre TV më të mëdha të vendit, dolën në edicionin e tyre të lajmeve me të njëjtin titull të gatshëm (shiko poshtë).
Qëllimi ishte i qartë të tregohej me anë të propagandës se në këtë aferë nuk ka as korrupsion, as shkelje, por thjeshtë është një debat estetik, mes disa artristëve që kanë nostalgji për të shkuarën dhe disa të tjerëve që kërkojnë kushte më të mira për të ardhmen. Me grupin e dytë filloi faza e joshjes. Ndërsa atyre që rezistonin në vend të karrotës u tregohej shkopi. Të njëjtat portale që merrnin tituj të gatshëm nga bashkia, filluan sulme të ashpra dhe denigrime ndaj atyre që vazhdonin protestën.
Dhe metodat e kombinuara të shantazhit, joshjes dhe korruptimit i dhanë frytet e tyre. Një ditë, në 26 qershor, kur kampionati botëror që shihej në Tiranë me qofte dhe birra, po mbërrinte në fazën kulmore, tre nga korifenjtë e protestës për mbrojtjen e teatrit, arritën në një pakt me kryebashkiakun. Dërhemi, Trebicka dhe Basha thanë se kishin arritur të mos prekej trualli i teatrit, që mendimi i komunistetit të merrej parasysh për ndërtimin e godinës së re dhe për të të kishte një konkurs ndërkombëtar për godinën e re.
Menjëherë, me një postim në Facebook që e shpërndante zyra e veliajt, Robert Ndrenika e përshëndeti marëveshjen.
Mirëpo, të nesërmen, kur ende negociatorët nuk kishin shplarë nga krahët përqafimet e ngrohta në pozën e përbashkët, Edi Rama e degjeneroi paktin e tyre 9lexo linkun poshte). Ai çoi në parlament të njëjtin projekt që kishte parashikuar me Fushën dhe Bjarke Ingels, pa pyetur për marrëveshje e arritur në bashki. Dialoguesit kishin sherbyer vetem si dekor. Në 27 qershor, zv/kryeministrja Senida Mesi firmosi projektligjin special për kuvendin.
Ky turpërim i dytë publik (pasi Rama e kishte lënë me mikrofon pa zë gjatë debatit publik) e bëri Robert Ndrenikën të justifikohej me ‘besën e shqiptarit”. Pavarësisht se ligji i kaluar në kuvend, kishte vlerë më shumë sesa fjala e dhënë e Veliajt.
Tre të tjerët, Dërhemi, Basha dhe Trebicka as nuk morën më mundimin të ktheheshin përreth teatrit, ku miqte e tyre të dikurshëm vazhdonin të protestonin çdo pasidite.
Pas kësaj fitoreje të madhe, ku investoi shumë më tepër mund, energji dhe kohë sesa në aksionin e mbjelljes së 100 mijë pemëve, Erion Veliaj tregoi se ka aftësi jashtë normales. i palodhur për të bindur me çfarë do lloj mjeti, i pa kursyer për të shpenzuar cdo lloj fondi publik për të bërë aleatë, i paepur për të përmendur emrin e gjithkujt për të arritur qëllimin (si ç‘bëri me të gjorin Piro Mani që i fallcifikoi firmën që nga Amerika) ai i vuri vetes edhe një qëllim supreme: të bindte Ilir Metën të mos e kthente mbrapsh të kuvend, ligjin e miratuiar vetëm me votat e shumicës.
Njerëz pranë presidentit pohojnë se ai përdori gjithçka, tentoi me të gjitha mënyrat dhe besoi deri në fund, ndonëse nuk i doli. Në fund deklaroi publikisht se ndihej “I zhgënjyer” nga Meta.
Ndoshta kjo është vetëm një shprehje, apo ndoshta Veliaj e ka besuar me të vërtetë se mund ta bënte dhe Ilir Metën të kthente mendim, kjo është vështirë të thuhet.
Por, pavarësisht nga kjo duhet pranuar se ajo që bëri nuk ishte pak. Me forcën e kërcënimit, me fuqinë që të jep liria për të keqpërdorur mediat, me pushtetin që të jep firmosja e mbi 200 lejeve të ndërtimit, me kredeon personale që gjithçka është e shitshme dhe e beleshme, ai i’a mbërriti të ndryshojë shumë ekulibra në gjshtë muaj të krizës së teatrit. Në këtë kuptim aksioni i tij politik meriton çmimin Guines. Ajo është një vepër mjeshtërore. Vepra e atij që bëri shumkënd të ndryshojë mendim, pasi bindi veten se duhet të lëpinte mbi atë që kishte pështyrë. Ai që ishte dikur kundërshtari i prishjes së teatrit, sot është shndërruarnë flamurtar të dinamitimit të tij. Pa ditur këtë detaj, nuk mund të shpjegohet gjithë kjo histori.
Marrë nga Lapsi.al