TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koreja e Veriut, po ndërton raketa balistike, pavarësisht takimit të ngrohtë të Kim Yong-un me Donald Trump. Disa zyrtarë të pa identifikuar, i thanë Washington Post, se satelitët kanë arritur të zbulojnë se në një prej vendeve ku prodhoheshin raketat balistike, ka patur aktivitet dhe lëvizje.
Reuters ka cituar një zyrtar i cili ka thënë se nuk dihet ende se në cilën fazë janë përpjekjet për ndërtimin e këtyre raketave.
Donald Trump u takua me liderin suprem të Koresë së Veriut në Singapor, në Qershor. Në këtë takim, të dy liderët u zotuan të punon për denuklearizimin. Presidenti Trump më pas u shpreh se Koreja e Veriut, "nuk është më një kërcënim bërthamor".
Presidenti Trump është kritikuar në SHBA për lëshimet që ka bërë ndaj Koresë së Veriut, pa siguruar një zotim të qartë nga Kim Yong-un se do të ndalë programet e zhvillimit të raketa balistike dhe armëve bërthamore.
/TPZ.AL/