TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë një aktiviteti në ambjentet e kryeministrisë, ku folën qytetarë që kanë marrë zgjidhje nga platforma e bashkëqeverisjes, Edi Rama tregoi përgjigjen që i jep mesazheve që vijnë në celularin e tij për ankesat që kanë njerëz të ndryshëm.
Mesazhi është i shkurtër dhe vjen përherë i njëjti, sipas Ramës.
“Një fjalë me një pikë në mes. S’ka pikë në fund: Shqiperiaqeduam.al I çoj, aty ku është për t’i çuar. Aty ku duhet,- tha Rama, duke vazhduar, – Se edhe unë po të merrem me mesazhin çfarë do bëj? Do pyes. Nuk funksionon zyra e marrëdhenieve me shtypin në kryeministri për ankesat. E kemi provuar për 4 vjet, nuk funksionon shteti me telefonata”.
Në fakt, qytetarët që kanë një hall dhe i shkruajnë kryeministrit duhet të kenë parasysh se “Shqiperiaqeduam.al” nuk është përgjigjia që do të marrin gjithmonë. Disa javë më parë, një prej këtyre qytetarëve që dërgoi mesazh në celularin e Ramës, mori në këmbim një telefonatë. I nervozuar Rama lëshoi një të sharë të padëgjuar më parë nga një kryeministër. Prandaj kur dërgoni mesazhe në celularin e kryeministrit, kini kujdes: Mos e hapni celularin, nëse ai ju telefonon!
Më poshtë telefonata e regjistruar e Ramës me një qytetar:
https://youtu.be/_Ia1FBf6vqo