AKTUALITET, 31 Korrik 2018, 16:38

Arsyeja e vërtetë përse avioni MH370 nuk u gjet kurrë

Raporti 1500 faqësh tregon të vërtetën pse hetuesit nuk gjetën gjurmë të avionit të zhdukur pavarësisht kërkimeve 200 milionë dollarëshe.

Një raport 1500 faqësh mbi fluturimin MH370 hedh dritë mbi arsyen se pse avioni i humbur nuk është gjetur ende, 4 vjet pas zhdukjes me 239 persona në bord. Hetues të pavarur kanë publikuar një dokument të Hënën duke shpjeguar pse kërkimet 200 milionë dollarëshe dështuan.

Boingu 777-200 ishte i pajisur me 4 Transmetues Vendndodhje Emergjence (ELT) në përputhje me rregulloren e kohës por asnjë prej tyre nuk funksiononte. Ky është shkaku zyrtar përse avioni nuk u gjet kurrë.

Defektet në sistemet ELT janë të zakonshme, gjithësesi raporti theskonte se ne 173 aksidente vetëm në 39 prej tyre vihej re mosfunksionimi i ELT.

Në më pak se 1 orë pas nisjes kontaktet me avionin humbën. "Natën e mirë Malajzia 370" ishin fjalët e fundit të folura në kabinën e pilotëve.

Nuk u dha asnjë sinjal emergjence .  Autoritetet mendojnë se avioni u drejtua për në jug të Oqeanit Indian dhe u përplas aty. - Kërkimet ndaluan në Janar 2017 pasi Malajzia pranoi se nuk mund të bëhej më asgjë.

Në 30 Korrik 2018 hetuesit thanë se nuk mund të përcaktonin shkakun e përplasjes por nuk mendojnë se faji ishte i pilotit dhe se "ndërhyrja e paligjshme e një personi të tretë" mbetet e mundshme.

/TPZ.AL/