AKTUALITET, 31 Korrik 2018, 15:26

“Shqipëria, më e korruptuara në rajon” Rama i shmanget raportit të SHBA

“Shqipëria, më e korruptuara në rajon” Rama i

Raporti për Klimën e Investimeve për Shqipërinë për vitin 2018, e përshkroi ekonominë shqiptare si të kapur nga korrupsioni dhe lidhjet politike. Raporti ishte një ndër më të zymtët të hartuar ndonjëherë, një paralajmërim për investitorët amerikanë se çfarë i pret nëse investojnë në vendin tonë. Por në vend të marrë përgjegjësitë për këtë klimë që mban larg investitorët e huaj nga Shqipëria, Rama ka shpëtuar duke u marrë me akuzat e PD-së.

Lexoni reagimin e tij për një ndër raportet më seriozë në botë, pikë referimi për investitorët e huaj që afrohen në Shqipëri. Si përherë, kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi, shenjë që tregon se klima ekonomike do të mbetet njësoj.

“Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë”. Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun. Do pushtetin e thotë kur ishim më keq ishim më mirë. Po do s’do ajo seli plagët po luftohen sot si kurrë më parë” është reagimi i Ramës..