AKTUALITET, 31 Korrik 2018, 14:33

Të shtëna nga makinat në mes të Elbasanit, denoncon PD: Kemi prova dhe video

Të shtëna nga makinat në mes të Elbasanit, denoncon PD: Kemi

Deputetët demokratë Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji në një dalje për mediat kanë denoncuar dhunë në qytetin e Elbasanit, teksa kanë deklaruar se ka patur shkëmbim jarri nga dy automjete në mës të qytetit.

Në deklaratë, Salinaji u shpreh se për këtë fakt disponojnë prova, audio dhe video, ndërkohë që sipas tij policia nuk ka ndërhyrë për ngjarjen.

“Policia shërben edhe për të fshehur provat e krimit. Javë më parë kur bandat kërcënojnë dhe i djegin makinën dhëndrit të kryetarit të bashkisë Sejdini, dhe po njësoj Policia e shtetit nuk bën lajmërim dhe fsheh ngjarjen. Situata në Elbasan nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë, pasi bandat po sundojnë në këtë qytet”, tha Salianji.