AKTUALITET, 8 Dhjetor 2017, 17:18

Dita Kombëtare e Rinisë, LRI: Të rinjtë duan ndryshimin si në 8 dhjetor 1990

Dita Kombëtare e Rinisë, LRI: Të rinjtë duan ndryshimin si

Me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, Lëvizja Rinore për Integrim ka zhvilluar aktivitete në të gjithë vendin. Motoja e LRI-së në këto aktivitete ka qenë një mesazh për të gjithë të rinjtë: “Angazhohu, ti je i vetmi që mund të bësh ndryshimin”.

“8 Dhjetori 2017 na gjen në të gjithë Shqipërinë, në një ditë që na bën bashkë për të ngritur zërin për problemet e të rinjtë. Në fakt më 8 dhjetor 1990 të rinjtë u ngritën bashkë dhe sollën demokracinë, sot më 8 dhjetor 2017 të rinjtë duhet të bëhen bashkë për ta bërë demokracinë dhe vendin tonë më për njerëzit, për të punuar për njerëzit, për të forcuar institucionet shtetërore të vendit dhe mbi të gjitha për të rritur ekonominë”, tha kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi gjatë një aktiviteti të zhvilluar në “Sheshin Skënderbej” në kryeqytet.

TPZ.AL

[gallery ids="33826,33827,33828"]