TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Krimeve të Rënda lë në arrest me burg të arrestuarit për kamionin me 2.5 ton drogë i cili u ndalua në Ankona në janar të 2017.
TË ARRESUARIT - Mes të arrestuarve janë dhe dy ish efektivë policie si dhe një agjent doganor dhe një doganier i portit të Durrësit. Në arrest me burg u la nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj si dhe Gëzim Dervishi, Agron Kapllani, Altin Katundi, Mikael Hila, Skënder Siqeca, dhe Arbi Mustafa.
NGJARJA - Më datë 13.01.2017 nga ana e Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane “INTERFORZA” në Tiranë, është informuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, mbi sekuestrimin e një sasie prej 2 ton e 530 kg lëndë e dyshuar llojit “Cannabis Sativa” me datë 11.01.2017 në Portin e Ankonës në Itali, që ishte e ngarkuar në Kamionin “MAN”, me targa AA 846 GJ dhe AER 357, me drejtues shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, 47 vjeç, lindur në Fier e banues në Gjirokastër.
TPZ.AL