TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Maqedonia e kishte njohur si shtet Kosovën në vitin 2008, por asnjë kryeministër i saj nuk e kishte vizituar fqinjin verior.
Pikërisht, javën e ardhshme, më 12 dhjetor, Kosovën pritet ta vizitojë kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke qenë historike në marrëdëniet midis dy vendeve.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Zaev do të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e kuvendit Kadri Veseli.
Në delegacionin e qeverisë do të jenë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, ministri i kulturës, Robert Alagjovski dhe ministri i Diasporës, Edmond Ademi, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.
Maqedonia e ka njohur Kosovën në vitin 2008, kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski.