AKTUALITET, 8 Dhjetor 2017, 15:16

Kapiteni i Kombëtares rezulton përdorues kokaine, i ndalohet Botërori 2018

Kapiteni i Kombëtares rezulton përdorues kokaine, i ndalohet

Kapiten i Perusë dhe golashënuesi më i mirë me Kombëtaren e vendit të tij.

Edhe pse Peruja u kualifikua për herë të parë që nga viti 1982 në finalet e një Kampionati Botëror, Paolo Guerrero nuk do të marrë pjesë në “Rusi 2018”.

Arsyeja?

Ish-sulmuesi i Bajernit të Munihut rezultoi pozitiv si përdorues kokaine në testin e kryer nga WADA, institucion botëror i antidopingut në sport.

Sulmuesi 33-vjeçar luan aktualisht me Flamengon në Brazil dhe do të pezullohet një vit nga aktiviteti futbollistik nga ana e FIFA-s, për thyerje të Nenit 6 të Rregullores Anti-doping të qeverisë së futbollit botëror.

TPZ.AL