AKTUALITET, 8 Shtator 2018, 10:06

Përjashtimi i deputetit të PS, Vasili: Rama është ‘kasap i së vërtetës’

Përjashtimi i deputetit të PS, Vasili: Rama është

Pas përjashtimit të deputetit socialist Gjetan Gjetani nga ana e kryeministrit Edi Rama ka ardhur reagimi i Petrit Vasilit nëpërmjet një statusi në “Facebook”.

Vasili përmend deklaratën e Ramës në vitin 2013, kur kandidonte për kryetar të Partisë Socialiste. Sipas tij “Rama jargavitet e qurrepset pas karriges se tij, kur një deputet nga te tijët vetëm thotë ca të vërteta të rënda për krimin që po shkatërron vendin e çdo familje”.

Më tej Vasili e quan Ramën ‘kasap i së vërtetës’, duke marrë shkas nga përjashtimi i deputetit të PS Gjetan Gjetani nga grupi parlamentar, se ky i fundit kritikoi Policinë e Shtetit.

Postimi i Vasilit:

Rama kundra Rames, jargavitje pas merimangave te karriges se pushtetit. Ne vitin 2003 kur kandidonte per here te pare per kryetar te partise socialiste, ky Rama si medemek dashnor i te vertetes qe ishte deklaronte:

“Duke parë se sa më shumë i fshihemi të vërtetës aq më pranë humnerës shkon pushteti i socialistëve të thjeshtë dhe jo pushteti i njërit apo i tjetrit, kam vendosur të bëjë edhe këtë kandidim”.

Sot Rama vitit 2018, qe jargavitet e qurrepset pas karriges se tij, kur nje deputet nga te tijte vetem thote ca te verteta te renda per krimin qe po shkaterron vendin e cdo familje,qe i di i madh e i vogel ne Shqiperi dhe jane ne cdo tavoline ne Berlin,Bruksel dhe Uashington, ky e perjashton ate qe foli,ndersa ky vete kthehet ne nje kasap qe hungërin e qe do ta coptoje dhe zhduke me cdo kusht te verteten.

Ja ç’do te thote qe qe te kesh nje kryeminister te shnderruar ne grope septike parimesh dhe morali.

TPZ.AL