AKTUALITET, 18 Nëntor 2019, 09:29

Peripecitë pas ndeshjes me Francën, dëmtohet trajneri Edi Reja

Peripecitë pas ndeshjes me Francën, dëmtohet trajneri Edi Reja


Shqipëria nuk arriti ta mbyllte fushatë kualifikuese për në Europian me një rezultat pozitiv, duke u mundur me shifrat 0-2 nga Franca. Sakaq, ky rezultat është edhe humbja e parë që në debutimin e kuqezinjve në stadiumin “Air Albania” duke qenë se dje ishte inaugurimi i tij dhe pritej një paraqitje më dinjitoze në fushë.

Sikur të mos mjaftonte vetëm rezultati, gjërat nuk kanë shkuar mirë as për trajnerin Edi Reja.

Tekniku italian ishte i qetë në prononcimet për mediat teksa në momentin qe do të dilte në konferencë për shtyp, duket se ka hasur në një problem. Ai kishte dëmtuar krahun e tij dhe ende nuk është bërë e ditur se çfarë ka ndodhur që ka çuar në dëmtimin e Rejës.

Sakaq, edhe gazetarëve u është kërkuar që ta lënë shpejt të lirë trajnerin italian sepse kishte pësuar një dëmtim.

I dërguari i UEFA-s për mediat, ka kërkuar në konferencë të respektohej trajneri dhe të mos bëheshin shumë pyetje. Në këtë mënyre, konferenca e Rejës ka zgjatur vetëm tre pyetje.