TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas publikimit të përgjimit midis Vangjysh Dakos dhe anëtarëve të bandës së Shijakut ‘Avdylaj’, të arrestuar për trafik droge, ka ardhur përsëri reagim nga LSI.
Përmes një postimi në “Facebook” Petrit Vasili shkruan se përgjimet vërtetojnë vjedhjen e votave në zgjedhje.
“Batakçinjte qofshin shkurtabiqer apo palloshe te gjate, njelloj hajduter jane dhe sa do qe te lehin lodhen kot, edhe shqiptari me i fundit e ka top ne mendje, qe jane thjesht hajdute votash,” shkruan Vasili.
Statusi i plotë:
Kryeminister i pandare nga hajdutlleku ashtu si gungaçi nga gunga.
S’ka nevoje as per pergjime te tjera dhe as per fakte te tjera per te provuar se ç’batak e ka pjelle kete kryeminister.
Hajdutlleku i zgjedhjeve u vulos. Batakçinjte qofshin shkurtabiqer apo palloshe te gjate, njelloj hajduter jane dhe sa do qe te lehin lodhen kot, edhe shqiptari me i fundit e ka top ne mendje, qe jane thjesht hajdute votash.
Ky kryeminister nuk ndahet dot nga hajdutlleku ashtu si gungaçi nga gunga. TPZ.AL