TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë ftesë zyrtare presidentit rus Vladimir Putin të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Këtë ftesë e publikoi sot Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton.
“Ne e kemi ftuar Presidentin Putin në Uashington,” shpjegoi Bolton në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Gjeorgji, pak ditë pas takimit me zotin Putin dhe zyrtarë të lartë të sigurisë në Moskë.
Ai tha se gjatë vizitës në Moskë i kishte dhënë Presidentit Putin një ftesë për të vizituar Uashingtonin vitin e ardhshëm.
Nuk dihet nëse Putin e ka pranuar ftesën, pasi marrëdhëniet SHBA-Rusi janë karakterizuar nga mosmarrëveshje për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Republikanët e kanë kundërshtuar këtë ide, ata janë shprehur kundër Trumpit për takim me Putinin, madje e kanë quajtur kundërshtar. TPZ.AL