TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas disa muajve heshtje dhe ‘furnizim’ të mediave vetëm me foto të udhëtimeve të tij, të kalit apo të të birit, Saimir Tahiri rikthehet nesër në një konferencë për mediat. Në oën 10:30 ai do të takohet me gazetarët në hotel ‘Rogner’. Paraprakisht nuk dihet se çfarë do të thotë ai, në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi shtyrjen e afateve të hetimit me tre muaj të tjerë.
Burime të rezervuara, i thanë Lapsi.al se Saimir Tahiri ka një letërporosi apo dokument nga pala italiane, sipas së cilit rezulton që ai nuk është i përfshirë në përgjimet e grupit të Habilajve. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë, pasi ende nuk dihet me siguri se për cilën pjesë të hetimit janë shprehur italianët, duke qenë se kemi të bëjmë me një dosje shumë komplekse.
Nëse ish-ministri i Brendshëm nuk rezulton jo i përfshirë në trafik droge për italianët, ky zhvillim pritet të ndikojë edhe në hetimet e palës shqiptare, të cilat janë mbështetur kryesisht në përgjimet e agjencive përtej adriatikut. Sidoqoftë duhet të presim nesër vetë Tahirin, për të mësuar se çfarë ai ka për të thënë kësaj here.