TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme mjeti tip “Volkswagen” me drejtues 38 vjeçarin me iniciale G.H ka aksidentuar 35 vjeçarin me biçikletë A.A., në rrugën Turan-Voskop në Korçë.
Drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur rëndë, mësohet se është transportuar në Spitalin Rajonal Korçë për mjekim.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë aksidentin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.10.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Turan-Voskop, mjeti tip “Volksëagen” me targa AA 622 HF, me drejtues shtetasin G.H, rreth 38 vjeç ka aksidentuar shtetasin A.A rreth 35 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.
Ky shtetas u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
TPZ.AL