AKTUALITET, 26 Tetor 2018, 19:42

Aksidentohet kamioni, në koma shoferi 23 vjeçar/EMRI

Aksidentohet kamioni, në koma shoferi 23 vjeçar/EMRI

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin Lozhan- Mesmal. Aksidenti ka ndodhur para pak minutash.

Mjeti i ngarkuar me lëndë drusore drejtohej nga 23 vjeçari, Niko Hysollari. “BalkanWeb” ka mësuar se 23-vjeçari, që mbeti i plagosur po transportohet drejt spitalit të Korçës, i cili raportohet të jetë në gjendje kome.

Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.