TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një sherri të çastit me thika midis katër personave, dy vëllezër kanë mbetur të plagosur në Cërrik.
Ngjarja ka ndodhur para një supermarketi dy vëllezërit me iniciale E.B. N.B dhe N.Ç , S.S, E.B., janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.B. 29 vjeç dhe N.B., 24 vjeç, banues në Elbasan
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për arrestimin e autorëve të plagosjes.
Njoftimi i policisë:
Këtë të premte në qytetin e Cërrikut, para një supermarketi, pas një konflikti të çastit mes shtatasve E.B. N.B (vëllezër), dhe N.Ç , S.S, E.B., janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.B. 29 vjeç dhe N.B., 24 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë Cërrik kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar konkretisht shtetasin N.Ç, 28 vjeç. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të dy shtetasve të tjerë S.S. dhe E.B, të dyshuar si autorë të ngjarjes, ku vijon ndjekja për kapjen e tyre.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. TPZ.AL