AKTUALITET, 26 Tetor 2018, 17:08

Përgjimi Dako-Avdulaj/ Deputeti i PD: Kur shan e hakërrehet dhe “xhuxhi” për vota

Përgjimi Dako-Avdulaj/ Deputeti i PD: Kur shan e hakërrehet dhe

Ka reaguar përsëri Partia Demokratike pas publikimit të përgjimit midis Vangjush Dakos dhe bandës së Shijakut. Deputeti Luçiano Boçi deklaroi se ‘xhuxhit’ i duket vetja supermen, ndërsa shan dhe hakërrehet për vota.

“Kur shan e hakërrehet dhe “xhuxhi” për vota, vajmedet (shprehje e preferuar e “kallamit” kjo) kush ka pushtet në Shqipēri, në dorë tē kujt ka rënë ky vend!?”shkruan Boçi.

Statusi i plotë:

XHUXHËT E BORËBARDHI

Kur shan e hakërrehet dhe “xhuxhi” për vota, vajmedet (shprehje e preferuar e “kallamit” kjo) kush ka pushtet në Shqipēri, në dorë tē kujt ka rënë ky vend!?

Krahasuar me këtë, Rrajës edhe sikur i shkonte disi cublliku, se helbete i ri në moshë dhe ndonjë fishek në ajër e ka qit për zgjedhje.

Po ky “duarakullorja” nuk ka as moshë e as…gjëra të tjera, përpos parave e krimit

Kjo e bën t’i duket vetja cub e i fortë tani.

Por mos e harrojë vetëm përkohësisht…

Pastaj ky “duarakullorja” që i del vetja në pasqyrë supermen, gjithë jetën politike me duart e të tjerëve i ka nxjerrë gështenjat nga zjarri.

Ç’’ne që hipën pëpjetë?!

Ehhh ç’u bë ky vend?!

Dëgjon e drejtohet nga “xhuxhat”, “borëbardhi”, nga “filozofët” e krimit që nga “Aristoteli” e deri “Niçja”, nga dreqi e i biri!

Por, “xhuxh”, mos mendo se votën do e lejmë në dorën tënde e as të “borëbardhit” tënd, në fakt “borëziut”!

Lukunisë së “xhuxhave” me “borëbardhin”, i ka ardhur fundi!

TPZ.AL