AKTUALITET, 16 Janar 2018, 18:00

Përgatituni për -4 gradë, dëbora dhe ngrica pritet të pushtojnë Shqipërinë

Përgatituni për -4 gradë, dëbora dhe ngrica pritet të

Pas disa ditëve me temperatura të ngrohta në vendin tonë, dëbora dhe ngrica pritet të pushtojnë Shqipërinë. Shumë qytete si në veri ashtu edhe në jug, do të vishen nën petkun e bardhë të borës.

Meteoalb shkruan: "Ndërsa ditët e para të janarit ishin me temperatura si të ishte vjeshtë, duket se do t`u vijë fundit. Sipas parashikimeve ditët e vërteta të dimrit priten të jenë në datat 20 deri 26 janar. Ditë dimri na presin në dt. 20 – 26 Jan. 2018″.

Sipas Meteoalb, dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C.