AKTUALITET, 16 Janar 2018, 15:30

Vrasja e Ivanoviç, Basha: Atentat ndaj bashkëjetesës dhe dialogut në Kosovë

Vrasja e Ivanoviç, Basha: Atentat ndaj bashkëjetesës dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovië, ku lideri i serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviç u vra me armë zjarri teksa po futej në zyrë.

Basha thotë se një akt i tillë, “përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë”.

REAGIMI 

Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.

Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proçeseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.

Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe proçesin e paqëtimit në Kosovë.

Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve.