AKTUALITET, 16 Janar 2018, 17:25

E mashtrojnë se kishin një kompani nafte, ish-yllit të Marsejës i marrin 2.5 milionë euro

Pas dramës së përjetuar nga ana e Emanuel Eboue, mediat europiane janë duke trajtuar dramën e rradhës, atë të ish-futbollisti nigerian, Wilson Oruma.

Ish-futbollisti nigerian i cili ka pasur një karrierë të pasur duke luajtur edhe për ekipin e Marsejës, ka rënë pre e mashtrimit duke kaluar në depresion. Oruma e ka mbyllur karrierën e tij futbollistike gjatë vitit 2010, me ekipin e Kavalës në Greqi.

Mashtrimi ka ardhur nga disa persona të cilët pretendonin se kishin një kompani nafte, duke i marrë Orumës shifrën e madhe prej 2.5 milionë eurosh. Pas kësaj ish-futbollisti nigerian e ka humbur llogjikën e tij, duke rënë në një moment depresioni. Ai shfaqej nëpër rrugët e qytetit, duke humbur çdo kontakt me ambjentin që e rrethonte.

Megjithatë familjarët e tij dhe më veçanërisht vëllai, Dominique Oruma, shprehet optimistë për situatën e veteranit të Nigerisë, pas mjekimit të tij në Lagos.