TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti serb Aleksander Vuçic, ka dalë në konferencë për media pas vrasjes së Oliver Ivanovicit mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Ai kërkon që edhe Serbia të përfshihet në hetimin e vrasjes.
Ai kërkoi nga EULEX dhe UNMIK që edhe Serbia të përfshihet në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit. Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar rreth vrasjes së tij, ndërsa në Veri të Mitrovicës është gjetur një veturë, që dyshohet të ketë qenë e autorit.
Vucic, ka deklaruar sot se së shpejti do të vijë për vizitë në Kosovë për të biseduar me popullin serb. E gjitha kjo vjen pas vrasjes së liderit serb në veri, Oliver Ivanovic.
“Së shpejti do të vijë në Kosovë. Dëshiroj të bisedoj me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe pse nuk kemi pushtet efektiv”, tha ai teksa i ka bërë thirrje popullit serb në Kosovë që të ruajë paqen dhe qetësinë, duke paralajmeruar se vrasësit do të gjenden dhe të dënohen.
Ndryshe Vucic, deklaroi sot se nuk dëshiron të flasë lidhur ma atë se kujt i konvenon vrasja e Oliver Ivanovicit.
“Nuk dua ende të flas për këtë. Kemi indikacione fillestare, por nuk dua për këtë të flas derisa organet kompetente nuk do të flasin”, ka thënë Vuçic në një konferencë për media.
Pas vrasjes, Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 10.000 eurosh për cilindo qytetar që jep informacione lidhur me kryesit e kësaj vrasjeje, raporton Express.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit t’a ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.