Trajneri i peshëngritëses, Romela Begaj, Gazmend Hakcani, njëherësh edhe bashkëshorti i saj, ka thënë fjalën e tij pas skandalit ku Romela rezultoi pozitive me doping. Ai thotë se bashkëshortja e tij nuk ka përdorur asnjë substancë të ndaluar, dhe se do të zhvillojë testin B.
“Romela është e pastër dhe analizat janë të pastra. Kjo është diçka që bëhem me qëllim nga ndërkombëtarët. Kemi vendosur që të bëhet edhe testi B” – deklaroi Hakcani. Kjo është hera e dytë që Romela Begaj del pozitive me stanozolol, teksa e njëjta situatë ka ndodhur edhe 4 vite më parë pas Botërorit të Kazakistanit. Tani Begaj rrezikon 4 vite pezullim ose përjashtim përjetë nga sporti