TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme, peshëngritsja shqiptare Romela Begaj, ka dalë sërish pozitive në testin e dopingut. Lajmi i publikuar fillimisht nga “Procesi Sportiv”, është kthyer në një temë diskutimi në vend.
Për këtë temë ka reaguar nga Turqia edhe atleti shqiptar, Izmir Smajlaj. Me anë të një postimi në “Facebook”, atleti kërkon që të ruhet nderi i emrit të Shqipërisë me djersë dhe mund, pa substancat e dopingut.
Reagimi i plotë:
Një rast tjetër dopingu në sport dhe një tjetër dhimbje për zgjedhjen e gabuar të nje sportisti!
Në emrin tim personal, në emër të pasionit për sportin, të sakrificës së qindra sportistëve shqiptarë që krijuan sistemin e referencës së vlerave më të mira sportive, që arrihen veç me talent, stërvitje të pastër, vullnet, djersë, distancohem nga çdo akt zhgënjyes i përdorimit të substancave për arritjen e suksesit në sport!
Ne sportistët jemi imazh kombëtar!
Ta ruajmë këtë nder e të jemi krenaria e shqipes kudo në botë!
Ta nderojmë emrin e Shqipërisë sonë ta bëjmë krenare me djersën e mundin e gjakun mbi gjunjët tona, me stërvitje të pastër, me Nder e Dinjitet në fytyrë!
STOP dopingut!
PO djersës dhe talentit!
PO stërvitjes së ndershme!