TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hidhet në erë, pas një shpërthimi me lëndë eksplozivi makina e një biznesmeni në rrugën nacionale Bulqizë –Peshkopi.
Shpërthimi ka ndodhur në vendin e quajtur Pishat, pranë lokalit të biznesmenit Astrit Shehu 41 vjeç nga Fushë –Bulqiza.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi makina tip “Land Rover” ka qenë e parkuar në momentin e shpërthimit.
Sipas versionit të policisë, makina është dëmtuar nga një shpërthim i baterisë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshimet e para lidhen me konkurrencën.