AKTUALITET, 16 Janar 2018, 16:09

Juristja tregon pse do donte të ishte gruaja e Lulzim Bashës: 13.5 milionë euro...

Juristja tregon pse do donte të ishte gruaja e Lulzim Bashës: 13.5

E njohur për batuta dhe deklarata të bujshme, juristja e diplomuar në universitetin e Romës “La Sapienza”, Enida Bozheku, edhe këtë herë ka lëshuar një thagmë të re. E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, pedagogia e jurisprudencës tha: "Do doja të isha nusja e Lulzim Bashës për pasurinë 13.1 milionë Euro që do marrë në Strasburg".

Bozheku e lidhi këtë deklarata me reformën në drejtësi, me qendrimin që po mban kryetari i opzoitës Lulzim Basha dhe me vendimin e gjykatës së Strasburgut për ti kthyer vjehrrit të tij 13.1 milionë Euro si dëmshpërblim për pallatin e prishur me vendim të qeverisë së Edi Ramës.